VIDEO/ Nuk ka mrekulli të dytë për Maqedoninë e Veriut, Kvaratskelia dërgon Gjeorgjinë në play-off të Euro 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 20:00

VIDEO/ Nuk ka mrekulli të dytë për Maqedoninë e Veriut, Kvaratskelia dërgon Gjeorgjinë në play-off të Euro 2024

Maqedonia e Veriut ia doli që të shkonte në Euro 2020 pasi siguroi play-off falë Ligës së Kombeve. Por këtë radhë, skuadra ballkanase nuk ia ka dalë të përsëritë mrekullinë ndaj Gjeorgjisë, pasi është mundur sot nga kjo e fundit.

liga e kombeve

 

Protagonist i ndeshjes ishte ylli i ri i Napolit, Kvicca Kvaratskelia, i cili solli autogolin e Miovskit në pjesën e parë e pastaj shënoi vetë të dytin në fraksionin e dytë të lojës. Kështu, ai i dha Gjeorgjisë fitoren 2-0 që siguron vendin parë në grup me ngjitjen në Ligën B, si dhe praninë në play-off të Europianit, gjithmonë nëse nuk kualifikohen në grupet e tij në kualifikuese.

Ndërkohë, ngjitjen në Ligën C e ka siguruar Estonia, e cila me fitoren 2-1 ndaj Maltës, garantoi praninë në një Ligë më lart në edicionin e ardhshëm.

LIGA C/ GRUPI 4
Gjeorgji-Maqedoni e Veriut 2-0
35′ (ag) Miovski, 64′ Kvaratskelia

LIGA D/ GRUPI 2
Estoni-Maltë 2-1
45’+5′ (p) Sapinen, 86′ Anier / 51′ (p) Teuma

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"