VIDEO/ Nuk ka mrekulli për Shkupin, shanset për grupe në Europë mund t’i luajë ndaj Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 22:57

VIDEO/ Nuk ka mrekulli për Shkupin, shanset për grupe në Europë mund t’i luajë ndaj Ballkanit

Skuadra e Shkupit ka mbyllur sot rrugëtimin e saj edhe në Ligën e Europës, ku është eliminuar nga Shemrok Rovers. Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, është mundur edhe në Shkup me shifrat 2-1, duke kaluar tashmë në fazën play-off të Ligës së Konferencës.

bandicam 2022-08-09 22-53-08-144

 

 

Pas humbjes 3-1 në transfertë, Shkupi tentoi gjithçka për gjithçka me një lojë shumë ofensive dhe iu afrua shpesh golit. Por në momentin më të mirë, kur dukej se mund të arrinte një gjë të tillë, miqtë arritën të goditnin me kundërsulm me anë të Gafne. Shkupjanët më pas pësuan edhe golin e dytë nga Emakhei, ndërsa në fund shërbeu vetëm për statistikë goli i Adetunji.

Tashmë skuadra e drejtuar nga Sedloski pret të mësojë emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në play-off të Ligës së Konferencës, ku shorti e ka vënë përballë fituesve të çiftit Klaksvik-Ballkani.

Shkupi-Shemrok 1-2
90’+3′ Adetunji / 65′ Gafnei, 85′ Emakhu

FORMACIONET ZYRTARE

ddddfsdfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"