VIDEO/ “Nuk ka lojtarë të privilegjuar me mua”, Xhampaolo prezantohet te Milani: Arrita këtu me sakrifica, ja si do luaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2019 | 18:29

VIDEO/ “Nuk ka lojtarë të privilegjuar me mua”, Xhampaolo prezantohet te Milani: Arrita këtu me sakrifica, ja si do luaj

Dita e sotme shënon edhe prezantimin zyrtar të Marko Xhampaolos, si trajneri i ri i Milanit. Tekniku, që erdhi nga ekipi i Sampdorias, ishte në një konferencë për mediat, bashkë me Paolo Maldinin, Zvonimir Boban si dhe Frederik Masara.

xhampaolo

Presidenti Skaroni si dhe administratori Gazidhis ishin gjithashtu të pranishëm. Xhampaolo u shpreh i lumtur dhe plot besim për këtë sfidë, të besuar nga vetë legjenda Paolo Maldini, dhe gati për të future idetë që ka në kokë, tek loja e Milanit.

ZGJEDHJA – Jam shumë I lumtur dhe I motivuar të stërvis Milanin, një nga klubet më të mëdha në botë. Është një mundësi e madhe, të cilën mendoj se e kam merituar prej sakrificave të bëra, por tani besoj se nuk ka kurrë një limit në karrierë. Mendoj se kam ardhur te Milani në një moshë të duhur. Jam mëse I motivuar dhe gati të ndërmarr këtë sfidë.

THIRRJA NGA MALDINI – Isha në Kroaci kur më telefonoi, dhe u nisa me avionin e parë. Vite më parë, pranova të trajnoj edhe në Lega Pro, pata kurajën dhe çmendurinë, si dhe inatin për ta bërë, sepse doja të rikthehesha në Seria A, duke e nisur nga kategoritë më të ulëta. Tashmë, pas disa vitesh, telefonata e Maldinit më bën të lumtur.

xhampaoloo

PROJEKTI TEKNIK – Milani ka arritur rezultate duke luajtur në mënyrën e vet, sipas identitetit që ka pasur gjithmonë. Rruga është e gjatë, kam kaq shumë gjëra në kokë tani. Dua një skuadër që të dallohet në fushë.

SI TRAJNER – Slogani im është I thjeshtë: kokën lart dhe luani futboll. Më pëlqejnë lojtarët tek të cilët mund të kem besim, ata të motivuar dhe me ambicie. Lojtarët që dëshirojnë të shkruajnë historinë dhe të mbeten gjithmonë në kujtesë. Duhet të implementojmë një project bashkë, rruga është e gjatë, por tani dua t’I marr hapat një nga një.

IDE – Futbolli i bukur nuk luhet pa lojtarë me kualitete. Asnjë trajner nuk bën dot futboll tërheqës, pa kualitete. Lojtarët duhet të kenë të njëjtin ritëm, që të dalë dhe një “muzikë” e bukur në fund. Milani ka disa lojtarë me kualitete. Vjet, mendova se Milani do ishte surpriza. Do përpiqemi të gjejmë lojtarët që I përshtaten ideve tona.

maldini xhampaolo

VËSHTIRËSI – Do duhet pak kohë. Milani ka lojtarë shumë të rinj. Grupi duhet të ketë mentalitetin e fituesit, bashkë me Paolon dhe Boban do ia çojmë këtë lojtarëve. Nuk të vjen çdo ditë mundësia të trajnosh Milanin, duhet të bëjmë një skuadër të mos ketë frikë.

MODULI – Nesër do të jetë dita e parë. Duhet t’I futem Milanit deri në palcë. Do kuptoj karakteristikat e lojtarëve dhe të kuptoj çdo gjë rreth ekipit. E sigurt është që do luajmë me 4 në mbrojtje. Dua të bëj sa më pak gabime, duke I vlerësuar mirë situatat.

OBJEKTIVI – Nuk mund të caktoj një pozicion, që tani. Duhet t’I marr shkallët me radhë, duke ndërtuar ekipin në fillim. Diçka është e sigurt, Milani është mbi gjithçka, dhe nuk do të ketë asnjë lojtar të privilegjuar.

MERKATO – Unë bëj profiling e lojtarëve që dua, klubi ën kërkimet. Kam folur për lojtarët që kam trajnuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"