VIDEO/ Nuk ka fund kriza e Partizanit, edhe Egnatia ndal të kuqtë në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 23:55

VIDEO/ Nuk ka fund kriza e Partizanit, edhe Egnatia ndal të kuqtë në shtëpi

Partizani nuk ka përfituar nga hapi fals i Tiranës teksa është ndalur sot për të katërtën ndeshje radhazi në kampionat pa regjistruar fitore, këtë herë të kuqtë janë ndalur në barazimin 1-1 përballë Egnatias.

nnmcbmx

Në një sfidë ku të kuqtë kishin mundësi të mira shënimi që në pjesën e parë të duelit, me një penallti të humbur nga Cara, ata gjetën golin me Hotin 10 minuta para fundit duke bërë të mendonin se mund të merrnin pikët e plota. Por Duamena shënoi një gol të shkëlqyer për rrogozhinasit duke vendosur baraspeshën e duke siguruar një pikë të rëndësishme në transfertë për skuadrën e tij, që nuk i largohet grupit të skuadrave të kreut, ndonëse ashtu si Partizani, ka 4 ndeshje pa fitore.

PARTIZANI-EGNATIA 1-1
80′ Hoti / 87′ Duamena

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1

90’+1’ Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, është Malota i cili arrin të devijojë në këndore duke shmangur një rast të rrezikshëm para portës së Egnatias.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Malota ndëshkohet me karton të verdhë.

87’ GOOOL EGNATIA! Duamena barazon shifrat pas një kontrolli perfekt në zonë dhe një gjuajtje që mposht Alban Hoxhën.

85’ Buxhellaj merr vendin e Rrapajt në rreshtimin e Partizanit.

82’ Lila dhe Meçja marrin vendin e Zejnullait dhe Fangajt në radhët e Egnatias.

80’ GOOOL PARTIZANI! Hadroj nga e djathta mban topin në lojë dhe pason për Hotin i cili me një gjuajtje të fortë çon sferën në rrjetë.

74’ Da Silva merr vendin e Carës te të kuqtë.

70’ Tetova përgjigjet duke aktivizuar Kacbufin në vend të Xhekson.

69’ Maget dhe Matondo largohen nga fusha e lojës, duke i bërë vend Hotit dhe Mba.

60’ Mëllugja merr vendin e Fernandos në radhët e Egnatias.

57’ Rrapaj tenton me një gjuajtje të harkuar nga jashtë zonës, Sherri i mohon golin me një devijim në fluturim.

56’ Duamena niset drejt portës pasi fiton një duel me Menish, por gjyqtari sheh një faull dhe ndal aksionin e rrogozhinasve.

51’ Murataj provon me një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e miqve.

50’ Fernando shpërthen në krahun e djathtë, harkon në qendër për Duamena por Hadroj largon sferën para se të mbërrinte të sulmuesi i rrezikshëm i rrogozhinasve.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me barazimin pa gola. 

45′ Jepen 2 minuta shtesë. 

42’ Rrapaj shfaqet në krahun e djathtë, gjuajtja e tij kalon pak mbi traversën e portës së rrogozhinasve.

38’ Driblim i shpejtë i Matondo drejt zonës, por nuk ia del të gjuajë në portë i vetëm para Sherrit.

38’ Edhe Zejnullai përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

32’ Cara mundohet të shlyejë gabimin para portës kundërshtare me një gjuajtje me të majtën, por Sherri e ka të lehtë të kontrollojë.

22’ Cara gabon nga pika e bardhë me Sherrin i cili neutralizon goditjen e tij.

22’ Paulauskas ndëshkohet me karton të verdhë për këtë faull të shkaktuar në zonë.

21’ Sota fiton një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Paulauskas .

16’ Cara lëshon një goditje dënimi drejt zonës, topi kalon mbi traversë.

9’ Musta nis me shpejtësi një rivënie anësore për Paulauskas, i cili nuk ai del të kontrollojë sferën në kohë dhe Hoxha e kontrollon.

5’ Një top nga e djathta kthehet në një harkim të rrezikshëm drejt portës së Hoxhës pas një devijimi, por gardiani i të kuqve ia del që të kalojë mbi traversë sferën.

1’ Nis dueli në stadiumin “Partizani”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Hadroj, Atanaskoki, Sota, Menish, Rrapaj, Murataj, Matondo, Cara, Mensah, Maguete

Trajner: Xhovani Kolela

EGNATIA: Sherri, Agpekpornu, Atanda, Malota, Fangaj, Fernando, Zejnullai, Duamena, Paulaskas, Musta, Xhekson, 

Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"