VIDEO/ Nuk ka fund drama në këtë sezon për Liverpulin, Brajtoni e nxjerr jashtë Kupës FA me gol në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 17:22

VIDEO/ Nuk ka fund drama në këtë sezon për Liverpulin, Brajtoni e nxjerr jashtë Kupës FA me gol në shtesë

Liverpuli i këtij sezoni është hija e vetvetes dhe sikur të mos mjaftonin rezultatet në kampionat, skuadra e Klop po zhgënjen edhe në kompeticionet e tjera ku ajo shpesh ka qenë e suksesshme. Shembulli është Kupa FA, nga e cila “të kuqtë” u eliminuan gjatë ditës së sotme nga Brajton.

sdsdsdsad

Skuadra e drejtuar nga De Zerbi i kishte dhënë një leksion në kampionat pak kohë më parë me një fitore 3-0, ndërsa sot e pa veten në disavantazh pas golit të Elliot për Liverpulin në pjesën e parë.

Por Dank devijoi një gjuajtje të Lamptei, duke barazuar shifrat para fundit të pjesës së parë, ndërsa në të dytën, vendasit i rezistuan furisë të Salah & Co që u munduan të shënonin për të zgjidhur fatin e sfidës.

Goditja për Liverpulin erdhi pikërisht në minutën e 92-të, kur ndeshja po shkonte drejt një barazimi që do të sillte riluajtjen e saj në “Anfield” sipas rregullores. Japonezi Mitoma shënoi një gol të shkëlqyer pas një kontrolli në zonë, duke i dhënë fitoren 2-1 ekipit të tij dhe kualifikimin mes 16 ekipeve më të mira të këtij turneu me shumë rëndësi në futbollin anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"