VIDEO/ Nuk ka fitues në “Selman Stërmasi”, Kukësi dhe Teuta ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 23:37

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Selman Stërmasi”, Kukësi dhe Teuta ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e zhvilluar në “Selman Stërmasi” mes Kukësit dh Teutës e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

bandicam 2018-11-12 14-33-39-991

Durrsakët e mbyllën pjesë e parë në avantazh falë golit të Kamarasë në minutën e 30-të, ndërkohë në minutën e 49-të, Rexhinaldo barazoi shifrat pas gjuajtjes me kokë brenda zonës.Edhe pse verilindorët tentuan ta fitonin këtë takim, skuadra e Shkembit nuk lëshoi terren duke u kënaqur me 1 pikë.

bandicam 2018-11-12 15-09-23-432

3 ndeshje pa fitore për skuadrën e Kukësit, ndërkohë që Teuta me pikën e sotme ngjitet në kuotën e 22-pikëve, po aq sa Laçi.

KUKËSI-TEUTA 1-1

Rexhinaldo 49′ / Kamara 30′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Cuculi provon nga goditja e dënimit, topi devijohet nga muri dhe shkon jashtë kuadratit.

88′ Osmani ndëshkohet me karton të verdhë, për prekje të topit me dorë në hyrje të zonës.

87′ E pabesueshme çfarë humbet Shkalla. I vetë brenda zonës, mbrojtësi nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Rast i artë për durrsakët.

86′ Zëvendësim i tretë te Teuta, largohet Kamara në fushë Edison Ndreca.

79′ Dy zëvendësime te Kukësi, largohen Shafik dhe Ethemi, në lojë Çyrbja dhe Kalaja.

77′ Rrëmujë në zonën e Kukësit, Sidibe dhe Kamara nuk arrijnë të përfitojnë.

76′ Ylli Shameti ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër ndaj Prognit.

74′ Progni hedh një top të rrezikshëm në zonë, por gjyqtari akordon faull në sulm, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Frashërit.

67′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Zguro në fushën e lojës mbrojtësi Qaqi.

66’ Kombinim i shkëlqyer i Ethemit me Rexhinaldon, ky i fundit ndalet në momentin e gjuajtjes nga Shkalla. Goditje këndi për Kukësin.

63′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli në lojë Gashi.

62′ Pranë golit të dytë Kukësi me Rexhinaldon, i cili gabon në afërsi të pikës së penalltisë duke gjuajtur jashtë kuadratit.

54′ Donjet Shkodra provon me një gjuajtje potente nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat.

52′ Vecaj provon me një gjuajtje, por topi devijohet nga shoku i tij i skuadrës dhe përfundon jashtë kuadratit.

49” GOOOOL KUKËSI 1-1. Rexhinaldo godet bukur me kokë pas harkimit të Shkodrës duke përshëndetur rrjetën. 

46′ Kukësi e nis në sulm. Ethemi harkon një top të rrezikshëm nga e djathta, kontrollon në vështirësi Hidi që i merr kohën Rexhinaldos.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime nga trajnerët.

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi së bashku me ndihmësin e tij Bulkun “ngushëllojnë” presidentin Gjici në pushin të ndeshjes.

Panuci-Bulku

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Teuta 0-1. 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Shkodra harkon një top të rrezikshëm në zonë, por grushton portieri Hidi.

43′ Avdyli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rexhinaldos.

42′ Shpehar provon me një gjuajtje me kokë nga brenda zonës, por topi shkon në duard e portierit Hidi.

38’ Loja ndërpritet për disa minuta pasi Osmani, Shpehar, Sidibe dhe Rexhinaldo kanë mbetur të gjithë të dëmtuar pas përplasjeve kokë më kokë në një aksion brenda zonës.

34′ Shënon Rexhinaldo, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Nuk janë dakord verilindorët.

30′ GOOOOL TEUTA 0-1. Zhbllokohet sfida. Kamara kalon në avantazh durrsakët. Vecaj provon nga goditja e dënimit, topi devijohet nga muri mbrojtës dhe shkon te Kamara. Mjafton një devijim i afrikanit dhe sfera përfundon në rrjetë. 0-1 për Teutën. 

29′ Zguro ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kamara. Karton i verdhë dhe faull për miqtë.

27′ Zëvendësim te Teuta, largohet Latif i dëmtuar, në fushë shkodrani Vecaj.

22′ Kukësi rrit ndjeshëm sulmet në portën e Teutës, duke dominuar ndaj skuadrës durrsake.

21′ Dzaria lëviz bukur në zonë dhe merr një top të bukur nga Rexhinaldo. Gjeorgjiani lëviz bukur në zonë, provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga mbrojtësit e Teutës.

14′ Pranë golit Kukësi. As Shpehar dhe as Shameti nuk arrin të devijojnë topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Gjeorgjevski largon rrezikun.

11′ Latif provon të bëjë Ronaldon duke tentuar me një roveshatë brenda zonës, por del blof.

7′ Rrezikshëm Teuta. Një top i harkuar mirë në zonë këtë radhë gjen Shkallën, por goditja e tij me kokë fluturon larg katërkëndorit të Kukësit.

5′ Në stadium mbërrin edhe trajneri i Kombëtare, Kristian Panuçi. FOTO NGA: S.Sulozeqi

Panuci44

2′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e jep Teuta me Progrin që provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon gjitur me shtyllën.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”. I pranishëm në stadium është dhe trajneri i Partizanit, Skënder Gega që ndjek ndeshjen në tribunën ku qëndrojnë gazetarët.

bandicam 2018-11-12 13-57-51-946

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Shkodra, Dzaria, Shafik, Shpehar, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Beqja, Kamara, Sidibe, Avdyli,  Kallaku, Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Gjyqtarë: Kridens Meta

Formacionet zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"