VIDEO/ Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Kukësi merr pikën e parë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:45

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Kukësi merr pikën e parë në kampionat

Është mbyllur në barazim pa gola sfida ndaj Teutës dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore.

Teuta-Kukesi5

Pavarësisht tentativave të shumta, të dyja skuadrat nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë duke u kënaqur me 1 pikë.

FT: TEUTA-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

86′ Goditje dënimi për Teutën në limitet e zonës! Te Topi shkon Bregu, i cili gjuan fortë, por grushton portieri Tafa, me topin që mbetet në zonë dhe një nga lojtarët durrsakë e dërgon në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

71′ Mundësi shumë e mirë për Teutën për të kaluar në avantazh. Lorenco Vila merr një top të bukur dhe niset në drejtim të portës së Kukësit, lëshon një gjuajtje të fortë, por Bruno Lulaj e mbyll në momentin e fundit.

55′ Duele të shumta në mesin e fushës, mungojnë tentativat e rrezikshme në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë në “Niko Dovana”

Mbyllet pjesa e parë!

40′ Kundërpërgjigjet Kukësi me Leirën, që pas një harkimi në zonë, futbollisti brazilian provon me një gjysmëroveshat. Topi përplaset në traversën e Frashërit. Me fat durrsakët.

35′ E pabesueshme çfarë humbet Emiljano Vila, me portën e boshatisur shumë pranë pikës së penalltisë e ka dërguar topin jashtë kuadratit. Asist mjaft i bukur i Lorenc Vilës, që nuk shfrytëzohet nga kushuri i tij.

22′ Rasti i artë shënimi për Kukësin me Jeira Dosantos që shfaqet i vetëm me portierin Frashëri, por nuk është tregaur i saktë për të dërguar topin në rrjetë.

19′ Kukësi rrezikon me Ibrahimin, pas një kundërsulmi të bukur. Vendimtarje ndërhyrja e Frashërit, që i mohon golin verilindorëve.

15′ Ymeri është i ndëshkuari i radhës për ndërhyrje të gabuar ndaj Avdylit.

10′ Todorovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

8′ Teuta më kërkuese në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Kukësuit.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Horiç, Bytyçi, Demiri, Ymeri, Lulaj, Taipi, Ibraimi, Gashi, Leiria. Trajner: Rraman Hallaçi

Teuta Kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"