VIDEO/ Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, derbi midis Erzenit dhe Teutës mbyllet me rrjeta të paprekura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 23:56

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, derbi midis Erzenit dhe Teutës mbyllet me rrjeta të paprekura

Derbi midis Erzenit dhe Teutës prdhoi shumë emocione, por jo gola. të dyja skuadrat ndahen me nga një pikë në sfidën e javës së tretë të Superiores.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Sfida nisi me një ritëm të ulët me pak raste, por më pas të dyja ekipet u zgjuan duke provuar.

Në pjesën e dytë, Erzeni gjeti rrjetën me Nonaton, por gjyqtari e akordoi sitë parregullt.

Erzeni tashmë shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Teuta në tre javë numëron vetëm dy pikë.

REZULTATI: ERZENI 0-0 TEUTA

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet ndeshja!

90+3′ Largohet Alan te Erzeni dhe në vendin e tij futet Avdiu.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

88′ Me karton të verdhë ndëshkohet edhe Kadriu.

86′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Mehmeti dhe futet Kriviçiç.

85′ Xhelil Asani merr një top të bukur brenda zonës dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por Pano Qirko e ndal menjëherë.

73′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Qaqi dhe në vendin e tij futet Gjinollari.

70′ Nonato dërgon topin në rrjetë, por gjyqtari e ndalon për një pozicion të parregullt.

68′ Kartoni i parë i verdhë për Teutën, që e merr me Kotobellin i cili shkaktoi një ndërhyrjetë gabuar.

66′ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

64′ Kouro ndërhyn ndaj Iljazit dhe shijakasit pretendojnë për 11-metërsh, por ndërhyrja është dukshëm jashtë zone.

63’ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Ademi dhe futet Asani.

62’ Zëvendësim te Teuta. Largohet Boçi dhe në vendin e tij futet Çyrbja.

55′ Kartoni i parë i sfidës shkon për Iljazin i cili ka shkaktuar një ndërhyrje të gabuar.

48’ Alan përfiton nga një top i ngelur jashtë zonës së Teutës dhe godet menjëherë me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

46′ Zëvendësim te Erzeni. Futet Nonato, largohet Maloku.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Qaqi lëshon një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon shumë pranë portës.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

44′ Një skemë e bukur nga Erzeni, me Kahrimanoviç që lëshon një gjuajtje nga distanca, por që përfundon jashtë.

43′ Boçi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Kadriut. Goditje dënimi në zonë të rrezikshme për Erzenin.

39′ Teuta vazhdon një lojë të avancuar në zonën e Erzenit.

29′ Lorenco Vila duket se ka probleme pas një zgjatje për të kapur topin, por çohet dhe vazhdon lojën.

16′ Maloku lëshon një gjuajtje me kokë brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

13′ Sadiki rrezikon të fus topin në portën e tij, por Xhika tregohet i vëmendshëm dhe e ndal.

10′ Ademi lëshon një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij ndalet vetëm në rrjetën e jashtme.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi; A. Mehmeti, Alan, Kriviçiç; Ademi, Maloku, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

TEUTA – Qirko; Marku, Qaqi, Kotobelli, Kuro; Karabeci, Beqja, Boçi; E. Vila, Hebaj, L. Vila. Trajner: Renato Arapi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Adrian Beqiraj (Tiranë)

Asistent i parë – Devis Korreshi (Lushnje)

Asistent i dytë – Tauland Kasa (Vlorë)

Arbitër i katërt – Orlando Kuka (Tiranë)

VAR – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

AVAR – Elvis Gjoka (Lezhë)

302840282_942700900028772_335658178881653344_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"