VIDEO/ Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 23:50

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët mes tensionit

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida mes Vllaznisë dhe Laçit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat i drejtë, për në mënyra se si të dyja skuadra luajtën.

bandicam 2020-01-25 17-02-43-147

Në pjesën e parë, loja ishte e vakët, duke prodhuar pak mundësi shënimi, ndërkohë që në fragmentin e dytë, si Vllaznia ashtu dhe Laçi, provuan ta fitonin takimin, por pa sukses. Nuk mungoi as tensioni për një penallti të pretenduar nga shkodranët.

FT| VLLAZNIA – LAÇI 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Sidorenko provon me një gjuajtje, por tepër qëndore tentativa e sulmuesit.

80′ Tjetër mundësi shënimi për Vllazninë me Zogajn, që del i vetëm përballë Stazhillës, por ndalet nga ky i fundit.

79′ Pa fat shkodranët në këtë moment. Rasti më i mirë i ndeshjes, pas një harkimi nga e djathta e Gurishtës, Gilman Lika godet bukur me kokë, por topi ndalet nga shtylla, pas devijimit nga portieri Stazhilla.

73′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha, Shtubina, vendin e tij e zë Sidorenko.

72′ Tjetër rast shënimi për Laçin, me anë të Xhixhës, i cili provon të mposhtë portierin Sherri, por pa sukses.

65′ Pranë golit Vllaznia me Shtubinën, gjuajtja e shkodranit ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

64′ Tension në “Loro Boriçi”, nuk përmbahen tifozët vendas të cilët kanë lëshuar nga tribuna qëndore një shishet e ujit.

61′ Protestojnë shkodranë për prekje të topit me dorë nga ana e Domgjonit brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Kriden Meta.

58′ Pranë golit të parë Vllaznia me Malotën, i cili nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës, duke ngecur vetë te rrjeta e portës së së Stazhillës.

53′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Hristov, vendin e tij e merr Zogaj.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41’ Përsëri Nuabueze mundohet të krijojë një mundësi të artë shënimi me një shpërthim në të djathtën, pasimi i tij në qendër nuk ndiqet nga asnjë nga shokët e skuadrës.

39′ Nuabueze shpërdoron një rast të artë i vetëm përballë portierit duke gjuajtur keq.

36′ Goditje këndi për Laçin, shfaqen të rrezikshëm kurbinasit me kapitenin Gjoni, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

32′ Vllaznia fiton goditjen e dytë nga këndi, kroson Hygor, por largojnë futbollistët e Laçit.

24’ Fangaj merr fundoren në të djathtën, nis sferën drejt Nuabueze në qendër por Adili largon topin.

22′ Pranë golit Laçi me Grecën, i cili provon me një gjuajtje të rrezikshme me të brendshmen, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

14’ Shkodranët përgjigjen me një aksion ku Hristov e Hygor mundohen të gjejnë hapësirë për të gjuajtur në portë nga e majta, por topi devijohet në këndore nga mbrojtësit e Laçit.

11′ Nuabueze shpërthen nga e djathta, futet në zonë, por vendimtare ndërhyrja e Renato Malotës që largon rrezikun në këndore.

5′ Shkodranët më kërkues në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Laçit.

1′ Ka nisur sfida!

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz

Laçi: Stazhila, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"