VIDEO/ Nuk ka fitues në Korçë, Tirana tjetër hap fals në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 18:43

VIDEO/ Nuk ka fitues në Korçë, Tirana tjetër hap fals në kampionat

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës e luajtur në Korçë. 

260794336_271856941634048_7370501453127496830_n

Ishte një ndeshje e luftuar në mesfushë, ku Skënderbeu ishte më konkret duke humbur disa raste të pastra me Dumfur e Mensah, por skuadra e Memellit nuk arrin të dalë pa pikë nga kjo sfidë duke ndaluar kryesuesit.

Ndërsa Tirana ndërmerr një tjetër hap fals pas asaj humbje me Kukësin që ka prishur disi ekuilibrat në kampin bardheblu. Nuk munguan as kontestimet për penallti, ku në fillim ishin korçarët që pretenduan për një prekje me dorë të Tolit, ndërsa më pas, Tirana pretendoi për penallti pas një dyshimi për prekje të topit me dorë nga kapiteni Vangjel Zguro.

Por ndeshja nuk u ndikua nga episodet, me skuadra që ndajnë pikët në një sfidë mjaft delikate.

FT/ SKËNDERBEU-TIRANA 0-0

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida! Skënderbeu ndal Tiranën në barazim duke marrë një pikë mjaft të vlefshme ndaj kryesuesve.

90+4′ Provon Tirana në aksionin e fundit me Ngo, por gjuajtja me kokë e anglezit është e dobët dhe neutralizohet nga Bekim Rexhepi.

90+2′ Sadriut vazhdon t’i dalë gjak nga hundët duke dalë sërish jashtë fushës për tu mjekuar.

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

89′ Faull për Skënderbeun pas një ndërhyrje të Nogsë ndaj kapitenit Zguro, ndërsa Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

88′ Sadriu del jashtë fushës për tu mjekuar pasi fytyra e tij është mbuluar me gjak pas një dueli në mesfushë. Gjyqtari i kërkon të mjekohet jashtë fushe që mos të vonojë lojën.

84′ Pretendim për penallti nga ana e Tiranës, bardheblutë protesojnë pas një kontakti të Zguros me topin në zonë, por gjyqtari kërkon vazhdimin e ndeshjes.

79′ Zëvendësim në radhët e Skënderbeut, del nga loja Moraesh në vendin e tij Kosta Vangjeli.

78′ Gabim në vendosjen e Tiranës, Mensah tenton të gjejë golin por pret Bekaj.

77′ Seferi bën faull në sulm duke shenjëstruar këmbën e Sadriut në vend të topit.

72′ Sërish rrezikshëm Tirana, Totre hap bukur një korridor duke goditur fort me të djathtën, por Bekim Rexhepi ndodhet në pozicion duke pritur saktë.

71′ Mundësi e mirë për Tiranën, por Ngo godet keq me kokë duke gabuar gjithçka i vetëm para portës.

64′ Godet fort Hoxhallari, por topi përplaset në mur duke larguar rrezikun. Frymëmarrje për korçarët.

63′ Faull në kufirin e zonës për Tiranës pas një kontakti të Seferit me Dumfur. Protestojnë futbollistët e Skënderbeut.

61′ Çfarë rasti humbet Skënderbeu, Mensah merr bukur fundoren por gabimi për Elvi Berishën është i gabuar duke shpërdoruar një mundësi të mirë shënimi.

60′ Sërish Dumfur, por Bekaj është i vëmendshëm duke neutralizuar gjuajtjen e futbollistit të Skënderbeut.

60′ Toli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në dëm të Elvi Berishës.

58′ Korçarët më kërkues në pjesën e dytë, skuadra e Memellit provon me të gjitha mënyrat të dalë shpejtë në kundërsulm.

53′ Del nga fusha e lojës Engjëll Hoti, në vendin e tij Enur Totre.

49′ Nis me pretendime pjesa e dytë, Skënderbeun pretendon për një penallti pasi një krosim i Elvi Berishës përfundon në turpin e Tolit. Gjyqtari Kreshnik Cjapi i bindur për vendimin kërkon vazhdimin e lojës.

46′ Starton pjesa e dytë, Ngo shkelmon topin nga mesi i fushës.

Mbyllet pjesa e parë. 45 minutësh i vakët nga të dyja ekipet me pak raste për shënim. 

45+3′ Del Nikaj i dëmtuar, në vendin e tij Elvi Berisha.

45+2′ Sulmuesi i Skënderbeut Nikaj ka probleme në këmbën e majtë, mbetet i shtrirë në tokë duke marrë ndihmën e mjekëve.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

45′ Luhet minuta e fundit e pjesës së parë, por pritet të ketë disa minuta shtesë pasi ndeshja ka pasur disa ndërprerje, përfshirë dhe tymnajën e fishekzjarrëve që pushtoi fushën.

40′ Ndërpritet loja pas hedhjes në fushë të disa fishekzjarrëve. Një re tymi pushton fushën e Skënderbeut ku nuk shihet thuajse asgjë.

37′ Tenton dhe një herë Dumfur, por Hoxhallari ndodhet në pozicion duke larguar topin.

37′ Mundësi e mirë për Skënderbeun me një goditje dënimi. Tirana vendos murin.

35′ Hoxhallari mbetet i shtrirë në tokë pas një dueli, duke marrë ndihmën e mjekëve.

30′ Minuta të vakëta, sfida përqendrohet në mesfushë pasi ekipet nuk duan të rrezikojnë me daljet përpara.

24′ Nikaj provon të hapë një top për Mensah, por mbyllet nga Zhivanaj që është i vëmendshëm.

18′ Sërish Seferi protagonist, i cili godet me kokë por topi devijohet nga portieri Bekim Rexhepi.

17′ Seferi provon të marrë fundoren, por krosimi i ulët i sulmuesit devijohet në goditje nga këndi.

12′ Rasti i parë për Skënderbeun, Dumfur provon të kapë në befasi Bekaj, por gjuajtja e sulmuesit të korçarëve përfundon mbi kuadrat.

7′ Ngo provon të dalë para, por mbrojtja e Skënderbeut luan ngjeshur duke i mbyllur hapësirat për sulmuesin anglez. Asnjë rast konkret deri në këtë moment të lojës.

4′ Ëngjell Hoti provon një predhë nga distanca, por gjuajtja e mesfushorit përfundon jashtë kuadratit të portës.

1′ Starton sfida, luhet vetëm për 3 pikët.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Vitija, Zhan Viktor, Moraes, Mara, Nikaj, Meksi, Dumfur, Sadriu, Mensah, Trajner: M.Memelli

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Hoxhallari, Ismajlgeci, Hoti, Toli, Limaj, Seferi, Ngo, Trajner: O.Shehi

260181960_299071292083485_2459597695214804766_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"