VIDEO/ Nuk ka fitues në Kamzë, Teuta dhe Skënderbeu ndahen në “paqe” në një sfidë të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 15:39

VIDEO/ Nuk ka fitues në Kamzë, Teuta dhe Skënderbeu ndahen në “paqe” në një sfidë të çmendur

Teuta dhe Skënderbeu kanë barazuar 2-2 në Kamzë në një ndeshje të çmendur.

LORENCO VILA

Shifrat u hapën në minutën e 20 me anë të Mensah pas një goditjeje me kokë duke e çuar atë top në fundin e rrjetës.

Teuta arriti të përmbyste rezultatin falë një super Lorenco Vila, i cili mjeshtërisht realizoi dy herë, goli i parë u shënua pas një aksioni model në minutën e 36 dhe një në minutën e 47.

Ishte Melos Bajrami ai që barazoi këtë takim, ku i sapo aktivizuar realizoi gol në minutën e 78 pas një goditjeje me kokë ku u tregua mjaft i saktë.

Me këtë ndalesë, Teuta klasifikohet në vendin e katërt në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Skënderbeu në vendin e parafundit në kuotën e 7 pikëve.

FT | TEUTA 2-2 SKËNDERBEU

L.Vila 36′, 47′ / Mensah 20′, Melos Bajrami 78′ 

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 7 minuta shtesë!

78′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-2! Një minutë në fushën e blertë, Melos Bajrami rikthen baraspeshën, pas një goditjeje me kokë nga goditja e dënimit.

75′ Pas disa minutave në VAR, kryesori Enea Jorgji gjykon se në fillim ishte pozicion jashtë loje.

70′ VAR-i sërish protagonist, Teuta pretendon për penallti.

64′ Teuta bën dy zëvendësime të menjëhershme, ku largohet Gjorgjiev dhe Beqja për Sebino Plakun dhe Asion Dajën.

57′ Teuta kryen dhe lëvizjen e parë, teksa largohet Kevin Koubemba në vendin e tij, Ildi Gruda.

55′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, teksa largohet Kosta Vangjeli dhe në vendin e tij aktivizohet Uerdi Mara.

47′ GOOOL TEUTA 2-1! Teuta ka përmbysur gjithçka, Lorenco Vila realizon një tjetër supergol ku portieri Rexhepi nuk ka mundur dot të bëjë asgjë.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!

36′ GOOOL TEUTA 1-1! Rikthehet baraspesha në Kamëz, Lorenco Vila realizon një supergol me një aksion model të tij.

28′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje nga prapa ndaj Emiliano Vilës.

20′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1! Befasi në mbrojtjen durrsake teksa Mensah ka goditur mjaft mirë me kokë atë top të krosuar në zonë për të kaluar në avantazh, skuadrën korçare.

12′ Skënderbeu pranë golit ku rrezikshëm sulmojnë teksa ishin pranë golit me një aksion fanstastik, por asistenti ka ngritur flamurin për pozicion jashtë lojë.

4′ Vangjel Zguro merr ndihmën e stafit mjekësor pas një përplasjeje, por pa probleme për të dhe rifutet në fushën e lojës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

TEUTA – Qirko; Todorovski, Ivanoviç, Idrizaj, Kotobelli; Beqja, E. Vila; L.Vila, Kallaku, Gjorgjiev; Koubemba. Trajner: Edi Martini.

SKËNDERBEU – Rexhepi; Zguro, Vitija, Vangjeli; Meksi, Moraesh, Dumfur, Sadriu, Zhan Viktor; Mensah, Berisha. Trajner: Migen Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"