VIDEO/ Nuk ka fitues në Durrës, Erzeni dhe Kastrioti ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 22:57

VIDEO/ Nuk ka fitues në Durrës, Erzeni dhe Kastrioti ndajnë pikët

Dueli mes Erzenit dhe Kastritoit i luajtur në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 11-të të “Abissnet Superiore”, u mbyll në barazimin 1-1.

bandicam 2022-11-02 14-55-36-441

Sfida nisi mjaft mirë për krutanët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 7’ me Grecën. Më pas ishin shijakasit të cilët tentuan të gjenin golin dhe këtë e bën vetëm në pjesën e dytë me Nonaton.

Të dyja skuadrat provuan sërish për të gjetur avantazhin, por pa fat, me rezultatin që ngeli i pandryshuar deri në fund të sfidës.

Kështu Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 6-ë me 14 pikë.

REZULTATI –

ERZNI 1-1 KASTRIOTI

Nonato 56′ / Greca 7′

KOMENTI LIVE –

90+5′ Mbyllet sfida!

90+4′ Marinaj ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar.

90+3′ S. Selmani ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar.

90+1′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Asani dhe në vendin e tij futet Avdiu.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

84′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Arapi dhe në vendin e tij futet Marinaj.

78′ Enk provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

77′ Kahrimanoviç lëviz bukur dhe provon me një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë.

72′ Zëvendësim i dyfishtë te Erzeni. Largohen Kadriu dhe Krviçiç, në vendet e tyre futen Thiernotub dhe Alan Rodrigez.

66′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet i dëmtuar Hasani dhe në vendin e tij futet Ademi.

57′ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti. Largohen Karakaçi dhe Morbek, në vendet e tyre futen S. Selmani dhe Prenkoçeviç.

56′ GOOOL ERZENI 1-1/ Pas një aksioni fantastik nga lojtarët e Erzenit, Nonato ndëshkon Salin me një gjuajtje me të djathtën.

53′ Rami ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

46′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Osmanllari dhe në vendin e tij është futur Ademi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Kahrimanoviç provon me një goditje potente nga distanca, por tentativa e tij ndalet në traversë.

43′ Osmanllari provoi të surprizonte me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij përfundon jashtë.

34′ Një top vjen në zonë për Kahrimanoviç, por ky i fundit nuk arrin të godasë ashtu siç duhet.

26′ Enk provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë.

19′ Kadriu surprizon me një gjuajtje nga krahu, poer Sali mrekullisht arrin tw ndalë një gol të sigurt.

17′ Mehmeti hedh një krosim tokasi, por Sali e ndal topin pa probleme.

7′ GOOOL KASTRIOTI 0-1/ Greca zgjatet me kokë për të shtyrë topin në rrjetë, pas kthimit nga Stojanoviç.

5′ Sadiki shkakton një faull pas një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

ERZENI – (4-4-2): Xhika; Krasniqi, Sadiki, Enk, Osmanllari; Kriviçiç, Mehmeti, Asani, Kahrimanoviç; Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

KASTRIOTI – (4-3-3): Sali; Rami, A. Selmani, Stojanoviç, Kodra; Hasani, Karakaçi, Onanuga; Greca, Morbek, Zogaj. Trajner: Emiljano Çela.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Arbër Zalla (Tiranë)

Asistent i dytë – Edlir Malo (Lushnje)

Arbitër i katërt – Klodian Shahini (Durrës)

VAR – Enea Jorgji (Elbasan)

AVAR – Emanuela Rusta (Elbasan)

WhatsApp Image 2022-11-02 at 12.19.38 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"