Video/ Nuk ka fitues në aktin e parë të derbit verior, Kukësit i anulohet një gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 15:43

Video/ Nuk ka fitues në aktin e parë të derbit verior, Kukësit i anulohet një gol

Përfundon në barazim pa gola, takimi i parë gjysmëfinal mes Laçit dhe Kukësit. Një sfidë tepër e kujdesshme për të dyja skuadrat të cilat kërkonin mos pësonin gol në këtë takim të parë.

Kukesi

Në minutën e 73-të, Kukësi gjeti rrugën e rrjetës me anë të Bujar Idrizit, por për gjyqtarin Andri Koçi, goli ishte i parregullt pasi kishim të bënim me një faull në sulm. Gjithçka ngelet e hapur, për të takimin e kthimit, që do të zhvillohet në 18 prill, nga ku do të mësohet edhe skuadra finaliste.

Laci

LAÇI-KUKËSI 0-0

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Kallaku lëshon një goditje nga jashtë zone, Koliçi, mbetet i palëvizur, por topi për fat të mirë të tij përfundon jashtë kuadratit.

86′ Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet Kale, në fushë Ethemi.

83′ I sapofuturi në lojë Redon Xhixha kërkon të rrezikojë me një goditje me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

81′ Zëvendësim edhe te Laçi, largohet Nika, në fushë Redon Xhixha.

79′ Pranë goli Laçi, pas krosimit të Uzuni, Rexhinaldo devijon me thembër në ajër, por grushton mjaft bukur portieri Koliçi.

78′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Dzaria, vendin e tij e zë Balde.

76′ Zëvendësim te Laçi, largohet Eskerda, vendin e tij e zë Lushkja.

73′ Shënon Kukësi, por gjyqtari Koçi e ka anuluar për një goditje dënimi në sulm. Protestojnë kampionët e Shqipërisë.

72′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gurit.

68′ Sefgjini provon me një goditje të befasishme drejt portës, topi devijohet në këndore.

64′ Pranë goli skuadra e Kukësit me anë të gjuajtja, por gjuajtja e Gurit është ndalur mjaft bukur nga portieri Vata.

63′ Zëvendësim i parë te Kukësi, largohet Shkodra, vendin e tij e zë Eni Imami.

59′ Pas një krosimi në zonë të Eskerdës, Rexhinaldo gjuan me kokë, por topi përfundon në duart e Koliçit.

54′ Shkodra merr një top nga Kale dhe tenton të futët në zonë, por ndalet nga mbrojtja kuksianë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Laçi-Kukësi 0-0. 

40′ Momente tensioni në Laç. Shtubina kapet me Musollin. Nuk përmbahen tifozët të cilët gjuajnë me sende të forta.

36′ Guri ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Eskerdës.

Guri
29′ Donjet Shkodra tenton të rrezikojë portën e Laçit, mesfushori gjuan me kokë nga brenda zonët, por topi shkon jashtë kuadratit.

26′ Goditja e parë e rrezikshme, gjuan Eskerda nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të mbrojtur nga Koliçi.

21′ Provon Ansi Nika me një goditje të befasishme, por shumë larg kuadratit.

18′ Goditja e parë e Kukësit me anë të Donjet Shkodrës, topi përfundon jashtë kuadratit.

3′ Laçi jep shkëndijat e para. Uzuni provon hedh një krosim nga goditja e dënimit, topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe përfundon në duart e Koliçit. Nuk arrijnë futbollistët kurbinas ta devijojnë drejt rrjetës.

1′ Ka nisur takimi, Kukësi luan topin e parë nga qendra.

LAÇI: Vata, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Eskerda, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

KUKËSI: Koliqi, Hoxha, Shameti, Zderiç, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Idrizi, Shkodra, Kale, Guri.

Gjyqtarë: A. Koçi, E. Barushi, F. Lamaj, M. Dervishi, K. Shahini, I,Myrtja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"