VIDEO/ Nuk ka fitues në “Adush Muçaj”, Bylis dhe Erzeni ndajnë pikët me tension

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 0:03

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Adush Muçaj”, Bylis dhe Erzeni ndajnë pikët me tension

Bylisi dhe Erzeni ndanë pikët në stadiumin “Adush Muçaj”, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore.

Collage Maker-05-Mar-2023-02-50-PM-2367

 

Sfida u zhbllokua në minutën e 62’ me Eskerdinjën i cili kaloi ballshiotët në avantazh. Më pas në të 86’ Kahrimanoviç vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund situata u tensionua mes futbollistëve teksa hynë në fushë stafi dhe tifozë.

BYLIS 1-1 ERZENI

62′ Eskerdinja/ 86′ Kahrimanoviç (P)

NGJARJET KRYESORE

100′ Mbyllet sfida!

90’+5’ Trumçi sulmon Alan, ndërhyn dhe Nonato, tensionohet situata në fushë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Lajthia dhe Mehmeti përplasen në një duel ajror, ky i fundit largohet me ambulancë.

 

86′ GOOOL ERZENI 1-1! Kahrimanoviç nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, dhe rikthen baraspeshën.

87′ Largohet Santos, në vend të tij futet Doi.

85’ Lajthia prek topin me dorë në zonë, ka 11 metërsh për Erzenin. Futbollisti ndëshkohet me karton të verdhë.

77’ Zëvendësim në radhët e Erzenit! Osmanllari lë fushën e lojës, në vend të tij futet Kovaçi.

74’ Largohet Loran, në vend të tij futet Janku.

73’ Alan shkakton faull ndaj Trumçit, ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Kaçorri shkakton faull ndaj Iljazit, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

62’ GOOOL BYLIS 1-0! Ruçi harkon drejt zonës, Eskerdinja shfrytëzon mundësinë dhe shkund rrjetën e Xhikës.

60’ Shkakton faull ndaj Nonatos, Mevlan Adili ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Zguro largohet nga fusha e lojës, zëvendësohet nga Ruçi

56’ Santos kroson nga goditja e dënimit për Kaçorrin, por Kapllani ndërhyn në kohë duke e larguar topin.

55’ Trumçi gjuan drejt portës, por Asani bllokon topin duke larguar rrezikun.

52’ Adili shkakton faull ndaj Kapllanit, arbitri ndalon lojën.

51’ Eskerdinja tenton të kapë befasi Xhikën, por gabon tërësisht me goditjen pasi topi shkon shumë larg traversës.

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në radhët e ekipeve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Kaçorri provon të kapë në befasi portierin, por topi shkon pranë shtyllës.

38’ Enk dëmtohet në fushën e lojës dhe largohet, në vend të tij hyn Dejvid Kapllani.

36’ Lajthia harkon drejt zonës, por Enk tregohet i vëmendshëm dhe largon topin me kokë.

29’ Zhongo shkakton faull ndaj Nonatos, ndëshkohet me karton të verdhë.

26’ Adili kërkon të befasojë nga distanca, por gjuajtja ndalet nga Xhika.

21’ Asani gjuan nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

16’ Eskerdinja godet me të majtën potente nga distanca, por topi fluturon mbi traversë.

10’ Kahrimanoviç kroson drejt Asanit, ky i fundit godet por gjuajtja bllokohet nga Zhongo.

8’ Trumçi provon të godasë drejt portës, por nuk arrin tja dalë përballë portierit.

7’ Loran pason drejt Eskerdinjës, ky i fundit tenton të kapë në befasi portierin, por Xhika bën një super pritje.

3’ Kaçorri shkel me këmbë Enk, futbollisti rrëzohet në tokë.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Teqja, Trumçi, Adili, Zogos, Zguro, Maçolli, Loran, Lajthia, Eskerdinja, Santos, Kaçorri;

Trajner: Naxhi Shensoj

ERZENI: Xhika, Iljazi, Enk, Peposhi, Osmanllari, Kriviçiç, Mehmeti, Asani, Alan, Kahrimanoviç, Nonato;

Trajner: Xhevahir Kapllani85

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"