VIDEO/ Zhervinjo “horror” për Hallouin, Interin e shpëton Perisiç në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 23:56

VIDEO/ Zhervinjo “horror” për Hallouin, Interin e shpëton Perisiç në frymën e fundit

Interi i shpëtoi një humbjeje të mundshme me Parmën në minutat shtesë të sfidës së gjashtë të kampionatit italian. Kroati Ivan Perisiç çliroi zikaltërit pas minutash të tëra ankthi në “San Siro” duke shpëtuar nga zhgënjimi ekipin e tij.

123363170_924323601731881_2985089982384207358_n

Ekipi i Kontes i pagoi shtrenjtë rastet e shpërdoruara në pjesën e parë, teksa Zhervinjo shënoi dopietë brenda 16 minutave. Por, Marselo Brozoviç reagoi në kohë duke realizuar 2 minuta pas ish-sulmuesit të Romës. Zikaltërit intensifikuan sulmet në portën e Parmës, por vetëm në minutën 90’+2, Perisiç mposhti portierin Sepe.

Pas 6 ndeshjesh, Interi renditet në vendin e pestë në kampionatin italian me 11 pikë. Konte dhe lojtarët duhet të nisin nesër përgatitjet për supersfidën me Realin.

FT| INTER-PARMA 2-2
Brozoviç 64′, Perisiç 90’+2/ Zhervinjo 46′, 62′ 

FORMACIONET ZYRTARE
Inter (3-4-1-2): Handanoviç; De Vraj, Ranokia, Kolarov; Hakimi, Barela, Galiardini, Darmian; Eriksen; Perisiç, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.

Parma (4-3-1-2): Sepe; Iakoponi, Galiolo, Balog, Pecela; Grasi, Hernani, Kurtiç; Kuçka; Zhervinjo, Kornelius. Trajner: Fabio Liverani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"