VIDEO/ Nuk ka finale angleze në Europa Ligë! Arsenalin e eliminon shtylla, Junajtid kualifikohet me humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 23:58

VIDEO/ Nuk ka finale angleze në Europa Ligë! Arsenalin e eliminon shtylla, Junajtid kualifikohet me humbje

Janë vendosur dy skuadrat finaliste, për Ligën e Europës. Vijareali dhe Manccesteër Junajtidid janë dy skuadrat finaliste në këtë kompeticion. Skuadra e Solskjaer, pavarësisht se u mposht nga Roma me rezultatin 3-2, ia dolën të kalojnë në finale, pas fitores 6-2 në ndeshjen e parë në Angli.

60bdd9070d4ffd32053c1c30ebf80526o2

Nga ana tjetër, një tjetër angleze nuk ia ka dalë dot të kualifikohet më tej. Vijareali ka prerë biletën për në finale, për herë të parë pasi në gjysmëfinale ka eliminuar Arsenalin. Ndeshja e kthimit në Angli u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që spanjollët u kualifikuan pas fitoren 2-1 në ndeshjen e parë.

Skuadra e Artetës iu afrua disa herë golit, por portieri i spanjollëve dhe shtylla në dy raste bënë që kjo të mos realizohej.

Finalja do të luhet më 26 maj, në Gdansk të Polonisë.

REZULTATET:

Roma-Mançester Junajtid 3-2

Xheko 57′, Kristante 60′, Tejes 86′ (aut)/ Kavani 39′, 68′

Arsenal-Vijareal 0-0

FORMACIONET ZYRATARE

Roma- Mançester Juanjtid
roma

Arsenal-Vijareal
arsenal

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"