VIDEO / Nuk ka dyshime sa shumë e duan Brojën! Duartrokitje pa fund për aktivizimin në ndeshjen speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 22:35

VIDEO / Nuk ka dyshime sa shumë e duan Brojën! Duartrokitje pa fund për aktivizimin në ndeshjen speciale

Armando Broja është kthyer brenda pak kohësh në një prej emrave më të dashur për tifozerinë e Sauthempton dhe kjo shihet qartësisht ndeshje pas ndeshje, edhe kur sulmuesi nuk dhuron ndonjë nga shpërthimet e tij të zakonshme duke krijuar panik në mbrojtjet kundërshtare.

broja

Dashuria e tifozëve të Sauthempton për lojtarin e huazuar nga Çelsi, u pa qartësisht në duelin e sotëm ndaj Leisterit. Broja e nisi takimin nga stoli dhe më pas u aktivizua në minutën e 65 të takimit, në atë që ishte ndeshja e tij e 50 mes profesionistëve.

Në momentin kur emri i tij u lexua nga spikeri i stadiumit, nisi një duartrokitje e gjatë. Sinjal se sa besim kanë te aftësitë e djaloshit, por edhe për trajnerin Hasenhutl, i cili vazhdon që ta shohë si zëvendësues sulmuesin shqiptar.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"