VIDEO/ “Nuk jeni të mirëpritur këtu”, tifozët e PSG-së sulmojnë keq ata të Marsejës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 15:20

VIDEO/ “Nuk jeni të mirëpritur këtu”, tifozët e PSG-së sulmojnë keq ata të Marsejës

Rivaliteti midis PSG-së dhe Marsejës është shumë i madh, mjafton të kujtojmë incidentet e tifozëve të këtyre dy ekipeve.tifo

Së fundmi ka pasur një përplasje tjetër mes dy tifozerive, dhe këtë herë jo në prag të ndeshjes, por gjatë një koncerti. Reperi francez Jul, i cili njihet edhe si një tifoz i flaktë i Marsejës ishte duke mbajtur një koncert, ndërkohë që kishte edhe shumë tifozë të Marsejës aty, me bluzat e ekipit të tyre të zemrës.

Të irrituar nga kjo situatë, tifozët e PSG-së mbanin aty një pankartë ku shkruhej “Marseja nuk është e mirëpritur këtu.”

Por nuk përfundoi këtu, pasi përveç pankartës, tifozët e PSG-së i sulmuan ata të Marsejës, duke ngjallur panik tek të pranishmit. Skena të frikshme këto, ku u desh ndërhyrja e policisë për tu qetësuar situata.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"