VIDEO/ “Nuk je i mirë mjaftueshëm”, Armando Broja tregon si e refuzuan në kombëtaren shqiptare: Më pas po më luteshin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 21:18

VIDEO/ “Nuk je i mirë mjaftueshëm”, Armando Broja tregon si e refuzuan në kombëtaren shqiptare: Më pas po më luteshin…

Armando Broja, gjatë intervistës së tij për “The Players Tribune”, ka treguar edhe një episod shumë të veçantë të karrierës së tij me ekipin kombëtar. Ai ka zbuluar se kur ka qenë për provë në radhët e përfaqësueseve të moshave kuqezi, është refuzuar pasi i kanë thënë se nuk ishte i mirë sa duhej për të veshur fanellën e Shqipërisë.

Armando Broja

“Kur isha 15-16 vjeç, shkova në prova te kombëtarja e Shqipërisë. Ata më thanë që nuk isha mjaftueshëm i mirë. Ata thjesht më thanë ‘nuk është i mirë sa duhet’. Pastaj dy vite më vonë, kur isha 17 vjeç, babai më tha: ‘Si mendon, që të shkosh e të provosh edhe një herë me ta?’.

Por në mendjen time ishte ‘unë nuk dua të kthehem pasi ata më thanë që nuk jam i mirë mjaftueshëm’. Pas një jave ndërrova mendje dhe mendova ‘Ok, unë do të shkoj, por do të shkoj vetëm që t’u vërtetoj atyre që e kishin gabim’.

Dhe pastaj po më luteshin ‘Jo, kemi bërë një gabim të madh më parë, bla, bla, bla. Nuk e dinim që do të bëheshe kaq i mirë’. Në mendjen time thashë ‘Ok, e dini çfarë? Do të qëndroj”.

Ishte një periudhë kur isha te U21 dhe Anglia U21 më kërkonte gjithashtu, por pastaj ishte paksa e çuditshme pasi ekipi A i Shqipërisë më donte”, tregoi Broja në rrëfimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"