VIDEO/ “Nuk ishte 11-metërsh”, Hakaj sqaron rastin që vendosi ndeshjen: S’e preka topin me dorë, ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 16:35

VIDEO/ “Nuk ishte 11-metërsh”, Hakaj sqaron rastin që vendosi ndeshjen: S’e preka topin me dorë, ja e vërteta

Vllaznia fitoi ndaj Partizanit falë edhe një gabimi të një ish-lojtari. Pikërisht nga prekja me dorë e topit nga ana e mbrojtësit Esin Hkaj erdhi edhe goli me penallti i kapitenit Lika.

esin hakaj

Përpos vendimit të gjyqtarit Cjapi, mbrojtësi shkodran mendon ndryshe dhe në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, Hakaj sqaron rastin dhe deklaron se nuk e ka prekur topin me dorë. 23- vjeçari shprehu keqardhje gjithçka u zgjidh nga ai episod, madje tregon se ia kishte sqaruar edhe gjyqtarit se ku e kishte prekur topi në trup.

“Te rasti i akorduar për Vllazninë mund të them se nuk ishte 11-metërsh. Këtë ia thashë edhe gjyqtarit në atë moment. Topi më ka rënë nga kofsha direkt e në shpatull. Gjyqtari e dha sikur e kisha prekur topin me dorë. Me vjen keq që ky episod zgjidhi gjithë takimin. Por, futbolli është i tillë duhet tani t’i bindemi atij vendimi të gjyqtarit”, u shpreh Esin Hakaj për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"