VIDEO/ Nuk ishin favoritë, por në fund u kualifikuan. Shikoni reagimin e veçantë të trajnerit pas triumfit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 18:41

VIDEO/ Nuk ishin favoritë, por në fund u kualifikuan. Shikoni reagimin e veçantë të trajnerit pas triumfit

Klubi argjentinas i Rasing Klub, i surprizoi të gjithë ditën e sotme, duke eliminuar nga Kupa Libertadores brazilianët e Flamengos dhe duke shkuar kështu në çerekfinale.

3

Ndeshja e parë në Argjentinë ishte mbyllur në barazim 1-1 dhe Flamengo ishte padyshim skuadra favorite për t’u kualifikuar më tej, por nuk ndodhi kështu.

Edhe ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 1-1, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga penalltitë.  Aty klubi argjentinas u tregua më i saktë, duke prerë kështu biletën për në çerekfinale.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr festimi i trajnerit të Rasing, Sebastian Bekasese. Ky i fundit menjëherë pasi skuadra e tij arriti kualifikimin, u shtri në fushë për të festuar, ku dukej shumë i lumtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"