VIDEO / Nuk i besohet as të dashurës! Shihni festimin e çmendur të tifozit të Juves… për një gol të anuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 22:26

VIDEO / Nuk i besohet as të dashurës! Shihni festimin e çmendur të tifozit të Juves… për një gol të anuluar

Lojë e rezultate që nuk bindin, e për më tepër edhe një çështje gjyqësore që mund t’i sjellë telashe me drejtësinë italiane. Situata te Juventusi në këto momente nuk është ndër më të mirat e mundshme.

bandicam 2021-11-30 21-37-08-884

Ndaj për tifozët e saj edhe një ndeshje ndaj një skuadre që  luan për mbijetesë si Salernitana përjetohet me shumë entuziazëm. Kjo u pa qartë në pjesën e parë të sfidës, kur Xhorxhio Kielini shënoi në portën e skuadrës së Salernitanës. Kamerat televizive fiksuan një tifoz në shkallaret e stadiumit i cili e festoi shumë i entuziazmuar atë moment që duhej të çonte rezultatin në 2-0 për bardhezinjtë.

Ulërima e gëzimit u shoqërua me një puthje të maskës që mbante e dashura e tij, e cila nuk po u besonte syve për atë reagim, ku tifozi dukej i ekzaltuar në maksimum për golin.


Një festim që me siguri pas pak çastesh është kthyer në dëshpërim, pasi goli i Kielinit u anulua nga VAR për një pozicion jashtë loje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"