VIDEO/ Nuk gabon nga 11-metra, Shaqiri gjen sërish rrugën e rrjetës me Çikagon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2023 | 15:56

VIDEO/ Nuk gabon nga 11-metra, Shaqiri gjen sërish rrugën e rrjetës me Çikagon

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka realizuar një tjetër gol në ligën amerikane, MLS. Ai shënoi golin e vetëm për Çikagon ndaj Orlando Sitit. jgvdfk

Në minutën e 66′ të sfidës teksa rivalët udhëhiqnin me rezultatin 2-0, Shaqiri nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke shkurtuar diferencën.

Por në fund ata që festuan ishin vendasit të cilët shënuan edhe njëherë tjetër duke triumfuar me rezultatin 3-1. 

Ky është goli i dytë i futbollistit për këtë sezon me Çikagon.

PANORAMASPORT.AL