VIDEO/ Nuk falin Bajerni dhe Dortmundi, rivalët me pikë të barabarta para “klasikes” gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 17:51

VIDEO/ Nuk falin Bajerni dhe Dortmundi, rivalët me pikë të barabarta para “klasikes” gjermane

Bajern Mynih dhe Borusia Dortmundi vazhdojnë “dhëmbë për dhëmbë” luftën për titullin kampion në Gjermani. Kampionët në fuqi bavarezë mposhtën me rezultatin 1-2 ekipin e Këlnit. Tomas Myler dhe Serge Gnabri vulosën fitoren e pestë në kampionat duke udhëhequr me 15 pikë.
51183773_303
Borusia mposhti me dopietën e mbrojtësit Mat Humels Arminia Bilefeldin 0-2. Verdhezinjtë ndajnë të njëjtën kuotë pikësh me rivalët bavarezë, por ekipi i Hansi Flikut kryeson tabelën për shkak të golavarazhit më të mirë (+15 Bajerni, +11 Borusia Dortmundi). Të dyja skuadrat do të përballen direkt javën e ardhshme në Vestfali.

Rezultatet e takimeve të sotme në Bundesligë janë si më poshtë:

FT| KËLN-BAJERN MYNIH 1-2
Dreksler 82’/ Myler 13’, Gnabri 45’+1

FT| ARMINIA BILEFELD-BORUSIA DORTMUND 0-2
Humels 53’, 81’

FT|AUGSBURG-MAINZ 3-1

 

FT|EINTRAHT FRANKFURT-VERDER BREMEN 1-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"