VIDEO/ Nuk e realizoi rastësisht golin spektakolar ndaj Majorkës, ja si Suarez bëri thembrën e tij vrastare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 21:08

VIDEO/ Nuk e realizoi rastësisht golin spektakolar ndaj Majorkës, ja si Suarez bëri thembrën e tij vrastare

Luis Suarez nuk e realizoi rastësisht golin spektakolar të mbrëmjes së djeshme ndaj Majorkës teksa katalanasit triumfuan 5-2 ndaj miqve në ‘’Kamp Nou’’. 

suarez

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon se si ‘’El Pistolero’’ stërvitet intensivisht për të shënuar me thembër. Në seancën e fundit stërvitore të Barcelonës, uruguajani realizon një gol më të vështirë me thembër duke kërcyer në ajër dhe e dërgon topin në rrjetë pa vështirësi.

 

Suarez dëshmon sërish se nuk njeh plakje dhe lodhje teksa jo vetëm ka rendiment të lartë të shënimit të golave, por ekzekuton me finesë njësoj si në vitet e arta të karrierës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"