VIDEO/ Nuk e ndihmoi fati, shikoni dy rastet ku Armando Sadiku iu afrua golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 12:17

VIDEO/ Nuk e ndihmoi fati, shikoni dy rastet ku Armando Sadiku iu afrua golit

Armando Sadiku në sfidën e mbrëmshme në Kupën e Amerikës së Jugut me Bolivarin e tij është aktivizuar përgjatë gjithë 90 minutave ndaj skuadrës braziliane Seara që përfundoi me shifrat e barabarta 0-0.

S 1

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i pafat në dy raste për gol, teksa një herë u ndal nga shtylla dhe një herë pas një goditje me kokë topi përfundoi fare pranë shtyllës së mbrojtur nga portieri i Searas.

Sadiku në ndeshjet e fundit po shfaq paraqitje të mira dhe 90-minutëshi i aktivizuar në këtë takim është një tregues i qartë i rritjes së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"