VIDEO/ Nuk e ndal dot as Roma, Napoli i Elseid Hysajt nis arratinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 22:57

VIDEO/ Nuk e ndal dot as Roma, Napoli i Elseid Hysajt nis arratinë

Napoli i Elseid Hysajt po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në kampionatin italian. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sarri ka arritur një tjetër fitore, kësaj herë në një transfertë të vështirë si ajo e “Olipcios” nda Romës.

Insinje

Një gol i shënuar nga Lorenco Insinje në minutën e 20-të falë një gabimi në mbrojtje të romanistëve, i ka mjaftuar skuadrës napolitane për të marrë 3 pikë të arta.

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj u aktivizua në këtë takim për gjatë 90 minutave duke bërë një paraqitje pozitive. Napoli udhëheq i vetëm kampionatin italian me 24 pikë të plota në 8 ndeshje të luajtura. Ndjekësi më i afërt është skuadra e Interit me 19 pikë dhe 1 ndeshje më pak.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"