VIDEO/ Nuk e mbajnë nervat, ish-lojtari i Rusisë godet me grushta e shkelma arbitrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 17:24

VIDEO/ Nuk e mbajnë nervat, ish-lojtari i Rusisë godet me grushta e shkelma arbitrin

Roman Shirokov është bërë pjesë e një episodi të pakëndshëm në futboll. Ish-lojtari i kombëtares Ruse dhunoi arbitrin pasi ky i fundit nuk akordoi një penallti në favor të tij.

Portugal Russia WCup Soccer

Episodi ndodhi në ligat e ulëta të futbollit në Rusi. 39 vjeçari po priste të akordohej një penallti, por kur pa që arbitri kishte sinjalizuar vetëm për rivënie anëosore i është vërsulur me grushta e shkelma duke e rrëzuar në tokë.

Shirokov pritet të marrë një dënim shembullor nga federate ruse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"