VIDEO/ “Nuk e kisha menduar kurrë se do të drejtoja këtë ‘mace’”, ish-kampioni i botës në boks filmohet duke ngarë tankun “Leopard 2” në Ukrainë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2023 | 20:46

VIDEO/ “Nuk e kisha menduar kurrë se do të drejtoja këtë ‘mace’”, ish-kampioni i botës në boks filmohet duke ngarë tankun “Leopard 2” në Ukrainë

Ish-kampioni i botës në Boksin profesionist, Vladimir Klitschko, është filmuar duke drejtuar një nga tanket e reja të fushë-betejës në Ukrainë, Leopard 2.BeFunky-collagega (22)

Në një video të shpërndarë nga Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Klitschko shihet duke drejtuar tankun përmes një zone pyjore.

“Nuk e kisha menduar kurrë një vit më parë se do ta drejtoja këtë ‘mace’”, thotë ai.

“Një vit lufte në Ukrainë. Një vit vuajtjesh. Dhe një vit vullneti më i fortë se kurrë”, shton ai.

Ai falënderon Gjermaninë dhe “botën e lirë” për gjithçka që kanë bërë për ukrainasit në këtë betejë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u shfaqën fotografi të tankeve Leopard 2 që mbërritën në Kiev.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shtrënguan duart përpara tankeve të betejës, të cilat iu dhanë Kievit nga Varshava.

Tanket moderne të dërguara nga “Perëndimi” mendohet se do të arrijnë të bëjnë një ndryshim të lojës në luftën që po vijon në Ukrainë prej 24 shkurtit të vitit të kaluar.

Këto tanke do të jenë të rëndësishme edhe për kundër-ofensivën e paralajmëruar nga Ukraina në pranverë.

Muajin e kaluar Gjermania e cila prodhon këta lloje tankesh, ishte nën presion për t’i dërguar ato në Ukrainë dhe për të lejuar aleatët e saj të dërgonin tanke të këtij prodhimi atje.

Por më pas ajo u dakordësua të dërgonte disa nga tanket e veta dhe të lejonte disa nga vendet aleate që të dërgonin tanke atje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"