VIDEO/ Nuk e fsheh dot zhgënjimin, Tomas Myler nervozohet me reporteren pas eliminimit shokues nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 12:38

VIDEO/ Nuk e fsheh dot zhgënjimin, Tomas Myler nervozohet me reporteren pas eliminimit shokues nga Kupa

Zhgënjimi pas eliminimit të papritur nga Kupa e Gjermanisë kuptohet më së miri te futbollisti i Bajernit, Tomas Myler. Gjatë prononcimit pas skualifikimit prej ekipit të kategorisë së dytë gjermane, Holsten Kil, 30-vjeçari bavarez u nervozua me reporteren e “ARD”-së, Valeska Homburg, e cila qeshi në momentin kur e pyeti lojtarin se si ishte atmosfera në dhomat e zhveshjes pas takimit.
bajernnn

Edhe pse Homburg u përpoq të justifikohej, reagimi i saj nuk i ka pëlqyer aspak Mylerit.

“Çfarë po mendoni?! Ju po qeshni tani! Ju pashë që qeshët! Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer! Goli i tyre i parë ishte identik si ata që kemi pësuar në ndeshjet e fundit. Duhet të kishim mbyllur hapësirat në qendër dhe nuk e bëmë këtë gjë. Për golin e dytë, nuk kishim mjaftueshëm futbollistë në zonë për të mbrojtur një kundër një”, u shpreh mesfushori i Bajernit, Tomas Myler.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"