VIDEO/ Nuk di të ndalet, Berisha shënon dopietë në fitoren e skuadrës së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 9:32

VIDEO/ Nuk di të ndalet, Berisha shënon dopietë në fitoren e skuadrës së tij

Besart Berisha po kalon një formë të shkëlqyer në Australi, teksa këtë herë ka shënuar dopietë me skuadrën ku ai aktivizohet Uestern Junajtid.

BERISHA

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë dhe të tretë për ekipin e tij, në fitoren që mori me rezultatin 3-0 ndaj Central Coest Marina.

BERISHA 1

Ai me një goditje me kokë pas një krosimi të Diamantit ka hapur serinë e golave që në minutën e gjashtë, ndërkohë që rrjetën e dytë personale e shënoi në minutën e 21-të.


Në 12 ndeshje të zhvilluar deri më tani, Berisha ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë, shifra të kënaqshme këto për sulmuesin shqiptar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"