VIDEO/ Nuk di të hapë shtratin e plazhit, tallje epike e Martina Kolombarit me Kostakurtën: Çfarë figurë m…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 11:43

VIDEO/ Nuk di të hapë shtratin e plazhit, tallje epike e Martina Kolombarit me Kostakurtën: Çfarë figurë m…

Kampion në fushën e lojës e tashmë në studiot televizive. Por jashtë tyre, Alesandro Kostakurta duket se ka pak probleme dhe provën e sjell Martina Kolombari, bashkëshortja e ish-futbollistit të Milanit dhe Italisë.

kostakurta

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video teksa tallej me Kostakurtën i cili po mundohej të hapte një shtrat plazhi. Fillimisht duke e quajtur një punëtor të plazhit e më pas duke e sfiduar të tregonte se si ia dilte me shtratin në fjalë.

Rezultati është me të vërtetë për të qeshur pasi Kostakurta qartësisht nuk ia kishte idenë. “Billi, ccfarë figurë m…”, dëgjohet duke thënë Kolombari, e cila nuk ka ngurruar ta postojë videon në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"