VIDEO/ Nuabueze “thyen” Kukësin, Laçi i falet penalltisë dhe parakalon ekipin e Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 15:22

VIDEO/ Nuabueze “thyen” Kukësin, Laçi i falet penalltisë dhe parakalon ekipin e Duros

Laçi doli triumfues në sfidën e javës së 12-të në Superiore, teksa mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Kukësin në shtëpi.

nuabueze

Pjesa e parë nisi e vakët, por vetëm në minutën e 12-të pati një rast për vendasit. Nuabueze u fut shpejt brenda zonës, dhe Obanor e ndali, me sulmuesin që u rrëzua. Por, nuk pati penallti, edhe pse vendasit protestuan.

Minutat kalonin, por të dyja ekipet tregoheshin të kujdesshme, deri kur në minutën e 42-të, Teko pretendoi sërish për një penallti, pas një prekje me dorë të Kotobellit brenda zone, por sërish nuk ishte i këtij mendimi Hamiti.

Pjesa e dytë pa Laçin e Cungut me një tjetër marsh, dhe përpjekjet u shpërblyen në minutën e 63-të. Teqja ndali një top me dorë brenda zone, dhe kishte penallti për kurbinasit. Nga pika e bardhë, i saktë u tregua i përhershmi Nuabueze.

Pjesa tjetër e lojës pa vendasit që administruan avantazhin, ndërsa ekipi i Duros nuk u tregua për asnjë moment i rrezikshëm për portën e Stazhillës. Në fund, Laçi mori fitoren e kërkuar, dhe shkon në kuotën e 19 pikëve, duke parakaluar Kukësin, që ka një pikë më pak.

 

FT | Laçi-Kukësi 1-0

GOL: Nuabueze pen. 63′ / 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Laçi-Kukësi 1-0

90’ 3 minuta shtesë.

88’ Ndërrimi i parë i Cungut. Berisha i zë vendin Xhixhës.

87’ Karton i verdhë edhe për Domgjonin, për një faull ndaj Dakut.

85’ Daku provon me kokë pas një krosimi, por goditja e tij është shumë e lehtë për Stazhillën.

85’ Nuabueze shërben për Xhixhën në hyrjen e zonës, por Lulaj e mbyll.

83’ Tjetër karton i verdhë te Kukësi. Ndëshkohet portieri Xhika për protesta.

83’ Nuabueze mban para Laçin, teksa fiton një goditje këndi.

77’ Karton i verdhë për Maliqin, për një faull ndaj Xhixhës.

73’ Xhixha shmang bukur Maliqin në të majtë, por Obanor më pas e mbyll, dhe topi i devijuar shkon në duart e Xhikës.

67’ Ndërrimi i parë te Kukësi. Musta i merr vendin Kitanovskit.

67’ Kundërsulm i shpejtë i kurbinasve. Lushkja nga e majta shërben për Nuabuezen, por Lulaj ia heq topin. Më pas, shkon te Teko, goditja e të cilit përfundon pak jashtë portës së Xhikës.

66’ Gavazaj harkon në zonë nga goditja e dënimit, por Turkaj me kokë e largon.

66’ Fangaj i bën faull Kitanovskit, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë. Mbrojtësi humbet sfidën e radhës me Partizanin.

63’ GOOOOOOOL LAÇI 1-0/ Shënon nga pika e bardhë e penalltisë Kirian Nuabueze.

 

62’ Penallti për vendasit. Teko nga e djathta hedh një top në qendër, por është Teqja që e ndal me dorë në rrëshqitje e sipër. Hamiti akordon penallti, dhe e ndëshkon Kotobellin me kartonin e verdhë për protesta..

55’ Daku lëviz bukur në zonën e Laçit, shmang Domgjonin me një “tunel”, dhe godet portën e Stazhillës, por topi shkon në goditje këndi.

54’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës, ndëshkohet Lushkaj, për një faull ndaj Kitanovskit.

54’ Harkim i lartë i Shehut në zonën e Xhikës, por del portieri dhe kontrollon.

52’ Rroca provon me një goditje me të majtën, por përfundon mbi kuadrat.

50’ Obanor ndërhyn ndaj Nuabuezes, mbetet i dëmtuar sulmuesi i kurbinasve, që merr ndihmën e mjekëve.

46’ Nis pjesa e dytë. Ekipet në fushë ashtu si mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Kukësi 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

42’ Teko futet nga e djathta drejt zonës, dhe provon të krosojë në zonë, por ndalet nga mbrojtja verilindore. Pretendon edhe për një prekje me dorë lojtari i Laçit.

41’ Ignjatoviç ndërhyn ndaj Ethemit, dhe Hamiti thotë se ishte e pastë, edhe pse kapiteni i Kukësit kërkonte diçka më shumë.

39’ Ethemi lëviz bukur para zonës, dhe provon me një të djathtë, por goditja e tij nuk shkon drejt portës.

35’ Ritëm i ulët në këto minuta, teksa nuk ka asnjë rast të rrezikshëm për të dyja skuadrat.

31’ Teko lëshon një të majtë nga jashtë zone, sërish mbi kuadrat.

26’ Tani nga ana tjetër, është Teko që provon nga jashtë zone, por edhe lojtari i kurbinasve godet shumë mbi kuadrat.

25’ Rroca provon në një goditje nga rreth 30 metra. Krejtësisht pa shënjestër.

23’ Deliu provon direkt e në portë, por topi del vetëm pak jashtë shtyllës.

22’ Lushkja avancon drejt zonës së Xhikës, por Rroca i shkakton faull, dhe ka goditje dënimi për kurbinasit.

17’ Gavazaj harkon në zonë, por devijohet topi në goditje këndi për ekipin e Duros.

12’ Teko nis Nuabuezen, që rrëzohet brenda zone pas një dueli me Obanor, por asgjë për kryesorin Hamiti. Ka protesta nga vendasit.

10’ Ethemi gjuan direkt nga një goditje dënimi, por Stazhilla e kontrollon.

8’ Daku niset shpejt i vetëm në një kundërsulm, shmang një mbrojtës, por menjëherë mbyllet nga mbrojtja kurbinase.

6’ Shehu kroson nga goditja e dënimit, me kokë është Xhixha që e devijon. Xhika kontrollon sferën.

4’ Turkaj mbron mirë topin në fundore, dhe pëson një faull nga Gavazaj. Është vetë lojtari i Kukësit që pëson dëmtim nga ky dyluftim.

3’ Lushkja nis Fangajn në të djathtë me një top të gjatë, por është sërish Kotobelli që e ndjek dhe e çon topin në rivënie anësore.

1’ Fangaj kërcënon me një avancim deri te zona e Kukësit, por e mbyll Kotobelli në një moment pasigurie në zonën verilindore.

1′ Nis sfida në Laç.

 

FORMACIONET

LAÇI: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

bandicam 2019-11-10 13-29-23-664

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

bandicam 2019-11-10 13-30-18-230

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Çokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"