VIDEO/ Nokaut spektakolar, boksieri meksikan përfundon jashtë ringut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2020 | 10:31

VIDEO/ Nokaut spektakolar, boksieri meksikan përfundon jashtë ringut

Boksieri kuban Frank Sançez u tregua i papërmbajtshëm ndaj rivalit të tij meksikan Julian Ferndandez, në duelin e peshave të rënda të zhvilluar në San Antonio të Teksasit.

BOKSIERI

Sançez shpërtheu në raundin e shtatë, duke lëshuar një mori me grushte ndaj kundërshtarit të tij. Kjo bëri që Fernandez të rrëzohet KO, e madje të përfundojë edhe jashtë ringut.

Pamjet e këtij nokauti spektakolar bënë jehonë në mbarë botën, pasi rrallëherë ndodh që një boksier të rrëzohet në këtë mënyrë.

Falë këtij suksesi kubani Sançez e dërgon në 17 numrin e fitoreve në boksin profesionist, 13 nga të cilat i regjistron me KO, ndërsa vazhdon të jetë i pamposhtur në ring. Nga ana tjetër për Julian Fernadezin kjo ishte humbja e tretë në karrierë, ndërsa numri për të është 14.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"