VIDEO/ Nokaut pas vetëm 7 sekondave, rekord në boksin e femrave. Shikoni çfarë ndodh në ring

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 15:19

VIDEO/ Nokaut pas vetëm 7 sekondave, rekord në boksin e femrave. Shikoni çfarë ndodh në ring

Seniesa Estrada regjistroi nokautin më të shpejtë në historinë e boksit të femrave. Vetëm 7 sekonda i’u deshën Estradës për të rrëzuar rivalen Miranda Adkins.

boks

Kundërshtarja nuk pati asnjë shans ndaj Estradës, madje nuk gjuajti as edhe një grusht të vetëm. Por kjo ndeshje ka shkaktuar pakënaqësi tek publiku, pasi kundërshtarja e Estradës, boksierja Adkins kishte filluar boksin në moshën 40 vjeçare dhe kjo ishte vetëm ndeshja e pestë profesioniste për të.

Ndërsa në krahun tjetër, Estrada është një boksiere me përvojë dhe ka 18 fitore dhe asnjë humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"