Video/ Nojer: Mund të më duhen edhe 6 muaj, por do jem gati për finalen e Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 19:23

Video/ Nojer: Mund të më duhen edhe 6 muaj, por do jem gati për finalen e Ligës së Kampioneve

Portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer, pësoi një dëmtim muajin e kaluar në stërvitje, që do e lërë jashtë fushave për disa kohë. Në një intervistë për televizionin e klubit, 31 vjeçari shprehet se koha e rikuperimit mund të zgjasë më shumë se ç’mendohej.

nojer

“Shpresoja që të isha i gatshëm për ekipin në janar, por plaga kërkon kohë që të shërohet. Nuk ka qenë e lehtë për mua, sepse vetëm 4 muaj më parë u rikuperova nga i njëjti dëmtim. Ndoshta marsi do të jetë muaji që do të jem plotësisht në formë për të shkuar drejt portës.”

Ndërkohë, teksa pyetet nga gazetarët në ambientet e klubit, se kur do rikthehet për Bajernin, Nojer përgjigjet, paksa edhe me shaka: “Do të jem gati për finalen e Ligës së Kampioneve.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"