VIDEO/ Njukasëlli hedh Çelsin në tapet, vendos goli në “frymën” e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 20:32

VIDEO/ Njukasëlli hedh Çelsin në tapet, vendos goli në “frymën” e fundit

Njukasëlli ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Çelsit në shtëpi me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar në minutën e katërt të shtesës.

celsi

Londinezët e drejtuar nga Frenk Lampard kanë zhgënjyer në ndeshjen e sotme, duke mos arritur të marrin qoftë edhe një pikë në këtë ndeshje delikate.

Edhe pse Çelsi dominoi lojën dhe pati më shumë raste, rezultati 0-0 vazhdoi deri në minutat e fundit. Aty ku dukej se skuadrat do të merrnin nga një pikë, Njukasëlli shënoi në frymën e fundit.

Ishte Hajden ai që me një goditje me kokë, çoi topin në rrjetë dhe ngriti peshë tifozët e ndodhur në stadium dhe jo vetëm.

Kështu Njukasëlli shkoi në kuotën e 29 pikëve në vendin e 12-të, ndërsa Çelsi mbetet në vendin e katërt me 39 pikë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"