VIDEO/ Njëri prej më të mirëve të Kosovës, sulmuesi gjen golin në kampionatin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 18:55

VIDEO/ Njëri prej më të mirëve të Kosovës, sulmuesi gjen golin në kampionatin francez

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli arriti të gjejë golin e tretë këtë sezon në kampionatin francez me ekipin e Reimsit. 25-vjeçari zhbllokoi sfidën ndaj Lensit në minutën e 12-të të sfidës duke goditur saktë topin me kokë.
zeneli
Teksa fillimisht godet njëri prej lojtarëve të Reimsit në drejtim të portës së Lensit, portiere Leka grushton topin, por për fatin e mirë të Zenelit dhe Reimsit topi kthehet pas dhe ai godet fort me kokë.

Këtë sezon në Francë, sulmuesi i majtë Zeneli ka realizuar 3 gola dhe 3 asiste në 20 takime me Reimsin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"