VIDEO/ Një yll i ri po shndrit te Roma, ujkonjat fitojnë ndaj Udinezes dhe parakalojnë Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 16:58

VIDEO/ Një yll i ri po shndrit te Roma, ujkonjat fitojnë ndaj Udinezes dhe parakalojnë Interin

Roma më në fund e ka gjetur zgjidhjen për të dalë nga kriza. Kryeqytetasit kanë fituar ndeshjen e sotme në Seria ndaj Udinezes me rezultatin 0-2.

DWP6eUXW0AY5IjO

Kjo është fitorja e tretë radhazi për Romën në kampionat, ndërsa para këtyre nuk fitonte prej 6 ndeshjesh në Seria A. Sfida ka qenë e kontrolluar totalisht nga Roma, edhe pse luanin jashtë fushe.

DWP7ffnW0AYEie-

Golin e parë për Romën e shënoi i riu turk Xhengiz me një supergoditje nga jashtë zonës në minutën e 70-të, dhe ky është goli i katërt i tij në tre ndeshjet e fundit, ndërsa tani mund të quhet edhe titullar.

Goli i dytë u shënua nga Peroti. Me këtë fitore Roma parakalon Interin dhe shkon në vendin e dytë përkohësisht me dy pikë më shumë.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"