Video / Një xhiro në taksi me Pep Guardiolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2016 | 16:36

Video / Një xhiro në taksi me Pep Guardiolën

Sikur të mos mjaftonte fama që ka, Pep Guardiola ka filluar të bëjë për vete tifozët e Mançester Sitit me iniciativa shumë të veçanta. Më e fundit është të bëjë një xhiro në taksi në rrugën e qytetit të Mançesterit me disa nga tifozët e kësaj skuadre.

maxresdefault

Ai që e provoi i pari këtë eksperiencë ishte tifozi i vogël Braydon, i cili pa nga afër trajnerin e skuadrës së zemrës.

Braydon Taxi

I mahnitur fillimisht nga ky takim i papritur, djaloshi i vogël nuk ngurroi të tregonte se dinte gjithçka për teknikun e ri të Sitit, ndërsa i pohoi se të gjithë tifozët ishin të lumtur që ai kishte marrë drejtimin e skuadrës.

Pep

Mes bindjes se do të fitonin çdo trofe në këtë sezon dhe kërkesës për të marrë Mesin në skuadër, Braydon kaloi një nga ditët më të bukura të jetës së tij si tifoz i Mançester Sitit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"