VIDEO / Një vit me fanellën e Romës, Kumbulla feston: Nuk kënaqem me kaq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 18:19

VIDEO / Një vit me fanellën e Romës, Kumbulla feston: Nuk kënaqem me kaq

Një vit më parë, Marsh Kumbulla merrte rrugëtimin nga Verona drejt Romës, për të bërë hapin e madh të radhës të karrierës së tij. Pas një viti të shkëlqyer në Serinë A me veronezët, ai transferohej asokohe te kryeqytetasit, tashmë me vlerësimin si një lojtar me të ardhshme të sigurt.

marash kumbulla

Mbrojtësi shqiptar ka zgjedhur që të kujtojë këtë datë të shënuar për të me një video në rrjetet sociale, duke kujtuar se si ka qenë viti i tij në radhët e verdhekuqve, një prej klubeve më të njohur jo vetëm në Itali, por dhe në Europë.

“Në një vit kemi përjetuar një pandemi, kemi parë stadiumet të mbushen përsëri. Jemi rrëzuar e jemi ngritur përsëri në këmbë… Në një vit te Roma kam bërë eksperienca të pabesueshme. Por nuk kënaqem me kaq, do të vazhdoj të jap maksimumin”, ishte premtimi i Kumbullës.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"