VIDEO/ Një tjetër medalje e artë në Botërorin e skive, Laura Kolturi shkëlqen për flamurin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 19:13

VIDEO/ Një tjetër medalje e artë në Botërorin e skive, Laura Kolturi shkëlqen për flamurin kuqezi

Skiatorja Laura Kolturi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës U18, teksa ka fituar një tjetër medalje të artë. Italiania e cila ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, këtë herë ka fituar medaljen e artë në garën e sllallomit gjigand.

lara-colturi-story-cover@2x

Njëkohësisht ajo e mbylli në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të aktivitetit, duke e përfunduar aventurën e saj në Botërorin e të rinjve ku ka konfirmuar të gjitha pritshmëritë që kishte për të që kur vendosi të garonte për flamurin shqiptar.

Kolturi e mbylli pjesëmarrjen me 3 medalje të arta në U18, si dhe një të artë dhe një të bronztë në renditjen e  përgjithshme të aktivitetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"