VIDEO/ Një tjetër “Maradona” po lind, nipi i legjendës argjentinase bën… tripletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 21:02

VIDEO/ Një tjetër “Maradona” po lind, nipi i legjendës argjentinase bën… tripletë

“Nipi i Armando Maradonës mori topin në shtëpi”. Ishte ky titulli më i shpërndarë në rrjetet sociale sportive ditën e djeshme në Argjentinë, të cilat raportonin për tripletën e tij të parë.

maradona

Hernan Lopez Munjoz, 22-vjeçar, ishte protagonisti absolut i fitores 3- 0 të Sentral Kordobas ndaj Aldosivit, i cili përdori të gjitha pjesët e trupit për tregolëshin e tij.

I pari erdhi pas një goditje me kokë, i dyti pas një parabole shumë të lartë me ta majtën dhe i treti me të djathtën në cepin e portës.

“Maradona është gjithmonë prezent tek unë. Po, daja im do të jetë i lumtur për mua nga aty lart. Gjithmonë e kam dëgjuar, përherë më ka shtyrë që të eci përpara, të mos kem frikë dhe të mos heq dorë nga asgjë. Ndërsa gjyshja ime thotë se i ngjasoj shumë kur lëshohem në driblim. Po, unë përpiqem ta imitoj, sepse së bashku me gjyshen kemi parë disa herë së bashku Botërorin e vitit 1986, ku ajo kujtonte me detaje çdo ndeshje. E kam shijuar edhe unë, por tani dua të bëj edhe më shumë”.

Hernan Lopez Munjoz është djali i Danielit, një ish-futbollisti të Argentinosit, ndërsa gjyshja e tij Ana, është një nga motrat e Diego Armando Maradonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"