VIDEO/ Një tjetër gol në kampionat, Çikalleshi i shënon skuadrës së Robinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 15:28

VIDEO/ Një tjetër gol në kampionat, Çikalleshi i shënon skuadrës së Robinjos

Cikalleshi nuk ka të ndalur me golat e tij në kampionatin turk. Pas dopietës në javën e kaluar ndaj Goztepe, bomberi kavajas ka gjetur e rrugën e rrjetës në sfidën e sotme nda Sivasport.

cika

Braziliani Robinjo shënoi për skuadrën vendase në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 62-t, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, iu përgjigj duke realizuar një gol mjaft të bukur me kokë, pas asistit të Lumanza-Lembi.

Osmanlispor përmbysi rezultatin për një moment duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 71-të me anë të Cagiran, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 82-të, Robinjo shënoi sërisht, duke barazuar shifrat. Ndërsa në minutën e 90+1 Gohi realizoi golin e 3-të për vendasit dhe takimi u mbyll me rezultatin 3-2.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"