VIDEO/ Një Tare i jep lamtumirën Lacios pas 13 vitesh, Etien vazhdon karrierën te ish-klubi i Hamdi Salihit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 22:27

VIDEO/ Një Tare i jep lamtumirën Lacios pas 13 vitesh, Etien vazhdon karrierën te ish-klubi i Hamdi Salihit

Tare largohet nga Lacio. Por nuk është Igli, drejtori sportiv i cili vazhdon të udhëheqë klubin kryeqytetas dhe ta përgatitë për të qenë pranë më të mirëve në Serinë A. Bëhet fjalë për djalin e tij, Etien, i cili ka vendosur që të bëhet pjesë e futbollit profesionist.

etien tare igli

Pas 13 vitesh të kaluar në akademinë e Lacios, djali tashmë 18-vjeçar i ish-sulmuesit të përfaqësues shqiptare, i cili luan po ashtu në repartin e avancuar, ka mbyllur lidhjet me klubin bardhekaltër. Ai ka postuar sot edhe një video në rrjetet sociale, duke falënderuar bardhekaltrit që kishin qenë praktikisht shtëpia e tij e dytë që në vegjëli.

Tani atë e pret futbolli austriak, ku për momentin është i regjistruar me ekipin e dytë të Rapid Vjenës. Skuadra militon në kategorinë e dytë austriake dhe atje Etien shpreson që të ketë mundësinë të shpërthejë edhe në skuadrën e parë, me të cilën ka luajtur Hamdi Salihi, nëse do të arrijë të konfirmohet si një nga emrat e spikatur të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"