VIDEO/ Një spanjoll bën heroin, Fiorentina eliminon Atalantën me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 17:24

VIDEO/ Një spanjoll bën heroin, Fiorentina eliminon Atalantën me 10 lojtarë

Fiorentina ka mposhtur Atalantën me rezultatin 2-1, duke e eliminuar nga Kupa e Italisë. Një fitore surprizë e skuadrës vjollcë, që pavarësisht se luajtën për më shumë se 20 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Pecelës, arritën të triumfonin.

Kutrone

Patrik Kutrone hapi serinë e golave, në minutën e 11-të, ndërkohë që miqtë barazuan shifrat në minutën e 67-të. Heroi i Fiorentinës në këtë sfidë ishte mbrojtësi spanjoll Lirola, i cili në minutën e 84-t, pas një depërtimi nga e djathta, realizoi golin e fitores, duke i siguruar kualifikimin për më tej skuadrës së Iakinit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"