Video/ Një shqiptar “snajper” në Spanjë, Enis Bardhi rivali i vetëm i Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 14:47

Video/ Një shqiptar “snajper” në Spanjë, Enis Bardhi rivali i vetëm i Mesit

Levante arriti ditën e djeshme një fitore jetike përballe Bilbaos në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-3. Ishte një natë magjike për shqiptaro-maqedonasin i cili realizoj 2 gola, të dyja nga goditja e dënimit.

DbfxjcQWsAAZCL3-e1524557640839-780x439

Tashmë Bardhi ka 4 gola nga goditja e dënimit, e këtë e ka arritur me vetëm 15 tentativa. Më mirë se shqiptari i Levantes ka bërë vetëm Mesi, i cili ka 6 gola nga 41 tentativa. Ronaldo këtë sezon ka provuar 14 herë dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë. Bardhi nuk luan te Levante rregullisht, pasi me shumë gjasa do të kishim një mesatare ndjeshëm më të përmirësuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"