VIDEO/ Një shqiptar i shënon Juventusit, Alegri triumfon në ndeshjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2021 | 20:08

VIDEO/ Një shqiptar i shënon Juventusit, Alegri triumfon në ndeshjen e parë

Juventusi e mbylli me fitoren testin e parë nën drejtimin e Maks Alegrit duke mundur 3-1 rivalët e Çezenës.

m

Alegri dhe pse me ekipin e cunguar, hodhi disa lojtarë nga ekipi i parë më fushë si Rugani, Mekeni apo Pjaca. Siparin e golave e hapi mbrojtësi i krahut, De Winter, i cili realizoi vetëm pas 5 minutash lojë.

Goli i dytë për Juven u shënua nga Mekeni në minutën e 34-të të takimit, ndërsa 2 minuta më vonë u bë protagonist një shqiptar. Sulmuesi 18-vjeçar i Çezenës, Kristian Shpendi shfrytëzoi saktësisht një top të lënë në mbrojtjen juventine për të ngushtuar rezultatin dhe për të shënuar emrin në tabelën e golashënuesve.

Në minutën e 66-të, Malvano realizoi dhe të tretin për Juven duke mbyllur pozitivisht këtë test të parë për skuadrën bardhezi nën drejtimin e Maks Alegrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"