VIDEO/ Një shkodran lë shenjë në Champions, i jep fitoren Dinamos së Zagrebit ndaj Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2019 | 18:34

VIDEO/ Një shkodran lë shenjë në Champions, i jep fitoren Dinamos së Zagrebit ndaj Atalantës

Në Champions League për të rinjtë, që mbahet krahas kompeticionet për klubet e para, ditën e sotme ka rënë në sy fitorja 1-0 e Dinamos së Zagrebut U-19, përballë moshatarëve të Atalantës.

bandicam 2019-09-18 18-29-08-969

Takimi u fitua minimalisht, dhe goli i vetëm u shënua nga një shkodran, në minutën e 49-të të takimit. 18-vjeçari, Arif Amuli, u shërbye saktë në hyrje të zonës, dhe pasi shmangu me mjeshtëri një mbrojtës, i vetëm me portierin e Atalantës nuk e pati aspak të vështirë për të çuar topin në fundin e rrjetës.

Amuli ka qenë pjesë e Akademisë së Vllaznisë deri para pak kohësh, ndërsa tashmë ka kaluar për një karrierë më cilësore, tek të rinjtë e Dinamos së Zagrebit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"