VIDEO/ Një sezon që dëshiron ta kurorëzojë me trofe, Tirana ngroh atmosferën me “filmin” e këtij edicioni futbollistik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 20:34

VIDEO/ Një sezon që dëshiron ta kurorëzojë me trofe, Tirana ngroh atmosferën me “filmin” e këtij edicioni futbollistik

Tirana publikoi të plotë gjitha golat e realizuar gjatë këtij sezoni deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit.

tirana

Klubi bardheblu mendoi t’u ofrontë tifozëve të vet një video të plotë me të gjitha golat e realizuar gjatë kësaj periudhe, e cila ka rezultuar si më e suksesshmja që nga vitin 2009 kur u shpallën kampionë për herë të fundit.

Teksa mbarë vendi është paralizuar për shkak të përhapjes së koronavirusit, Triana është përpjekjur të ngrohë atmosferën në shtëpitë e tifozëve bardheblu.

Kampionati është ndërprerë si përgjigje ndaj zbatimit të masave të qeverisë për bllokimin e çdo aktiviteti publik për të shmangur përhapjen e virusit të rrezikshëm COVID-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"